Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)

Kukës- Afrimi i festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ka rritur edhe përpjekjet e kontrabandës së fishekzjarrëve, shashkave dhe lëndëve të tjera plasëse festive.

Dy persona që tentuan të kontrabandonin lëndë piroteknike në Shqipëri nëpërmjet kufirit kosovar, u arrestuan në Morinë nga Policia Kufitare.

Policia e Kukësit bëri sot me dije (16 Dhjetor) se si pasojë e kontrolleve dhe monitorimit, goditën një rast kontrabandimi në vijën e dytë të kontrollit.

Në automjetin me drejtues të dyshuarin Xh. L. dhe pasagjer L. G., oficerët kufitarë kanë gjetur 2 kuti të mëdha me lëndë piroteknike, pa faturë shoqëruese, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Xh. L., 19 vjeç, banues në Vorë”, bëri me dije policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, dosja me materialet e saj i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme, me veprën penale "kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit