Policia rrugore e qarkut të Kukësit ka vendosur një “lumë” masash administrative për të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë muajit Shtator, me qëllim disiplinimin e trafikut por edhe parandalimin e aksidenteve.
Siç raporton shefi i policisë rrugore në këtë qark, janë vendosur 1.287 gjoba për shkelje të ndryshme, janë arrestuar tre drejtues automjetesh pa leje drejtimi, janë pezulluar 81 leje drejtimi, 50 masa janë vendosur për shpejtësi e parakalim i gabuar,170 masa për ndalim qëndrim si dhe janë marrë rreth 555 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit.
Sipas policisë zbatim i këtyre masave ka sjellë ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për vendosjen e rripit të sigurimit dhe pajisjes së fiksimit.
Policia Rrugore bën me dije se të do vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com