
Policia e Kukësit ka vendosur postbllok në dalje të qytetit përbri Urës së Drinit të Zi që lidh njërin prej segmenteve të rrugës së kombit, Kukës-Tiranë. Të gjithë automjetet i nënshtrohen kontrollit të policisë pavarësisht se zona e Kukësit është e gjelbër dhe mund të lëvizë lirisht brenda këtyre zonave, por jo në ato të kuqe.
Kontrollet kanë nisur pas protestës që do të organizohet pasditen e sotme në Tiranë dhe organizmit të strukturave të PD për të sjellë sa më shumë persona gjatë tubimit.
Lajmi kryesor:
Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës





