KUKES - Është prezantuar sot në Kukës prefekti i ri i këtij qarku, Safet Gjici, i cili me vendim të qeverisë ditë më parë nga vetë Kryeministri Rama, zëvëndëson ish prefektin Ramë Hoxha.
Gjici, i cili është edhe presidenti i FK "Kukësi" u prezantua nga Drejtori i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Bekim Murati me pjesëmarrjen edhe të deputetit të PS-së për këtë zonë, Vehxhi Muçmata .
Prefekti Gjici gjatë cermonisë së prezantimit falenderoi kryeministrin Rama për besimin e dhënë ndërsa u shpreh se puna në këtë post për të është një punë dhe sfidë e veçantë.
Gjici falenderoi punën e paraardhësit të tij, i pranishëm në prezantim, ndërkohë që nga institucionet e qeverisjes vendore kërkoi bashkëpunim pasi sipas tij qarku i Kukësit ka probleme të mëdha që vetëm së bashku mund të zgjidhen.
"Është një përgjegjësi e madhe detyra e prefektit. Besoj, se së bashku do të arrijmë një bashkëpunim korrekt dhe funksional me njëri tjetrin që të zgjidhim problemet e qarkut të Kukësit. Falenderoj edhe kryeministrin për besimin e dhënë në këtë detyrë që është një sfidë e veçantë edhe për mua." u shpreh prefekti i ri Gjici.
Ndërkaq edhe ish prefekti Hoxha uroi pasardhësin e tij për detyrën e re ndërsa nuk preferoi të flasë për arsyet e largimit nga Kryeministri Rama . Hoxha postin e prefektit e ushtroi për 6 muaj që nga tetori i vitit të kaluar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com