/ATSH/- Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile, për të diskutuar të gjitha problematikat e shfaqura gjatë 24 orëve të fundit, pas reshjeve të dëborës.
Në këtë takim, Prefekti Gjici tha, se Qarku i Kukësit, u përfshi nga reshje dëbore dhe shiu, sufërina e lëvizje të temperaturave, karakteristika këto të cilat krijojnë probleme serioze në jetën e komunitetit të Qarkut.
Ai ka shtuar, se në të gjitha rrugët mbizotëron një situatë e qëndrueshme, pasi automjetet mund të qarkullojnë pa zinxhirë.
Rruga e Kombit, konkretisht segmenti Kalimash - Kukës - Morin, është mbajtur gjatë gjithë kohës e qarkullueshme pa zinxhirë, ku janë aktivizuar çdo ditë 12 borëpastruese dhe 4 fadroma, ndërkohë që në ditët me ngarkesë janë aktivizuar 22 borëpastruese e 7 fadroma.
Gjici shtoi, se aktualisht janë të bllokuara qëndrat e komunave Arrën dhe Lekbibaj. Ndërkohë, qarkullojnë me zinxhirë qëndrat e komunave Kalis dhe Grykë-Çajë.
Për shkak të erërave të forta, i gjithë Qarku ka pasur probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.
Për pasojë, ka probleme në furnizimin me energji të popullatës, si në komunat e zonës së Grykës së Vanave, komunat Zapod, Shishtavec dhe Topojan, ashtu dhe në komunat që furnizohen nga Peshkopia: Kalis, Bushtricë dhe Grykë Çajë . Veç kësaj, edhe disa zona të tjera të rrethit të Has-it.
Prefekti ka kërkuar që të ketë një angazhim serioz dhe të plotë nga të gjithë strukturat dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, për kryerjen e detyrave funksionale dhe ligjore, me qëllim përballimin edhe të kësaj situate dimërore.
/Shqiptarja.com