Kukës- Riaktivizohet vatra e zjarrit në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit, në vendin e quajtur “Guri Mëngjesit”.
Sipas pamjeve dhe informacioneve nga autoritetet vendore, zjarri ka rënë pasditen e sotme (1 Shtator), në kodrat pa dalë në zonën e bjeshkëve, në zonën e quajtur prej banorëve si “Çuka”.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që bëri shuarjen e vatrës së parë mbrëmjen e së shtunës, të ndihmuar edhe nga banorët, por vatra është aktivizuar përsëri ditën e sotme (e diel), pas një ere të fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po punojnë në aksion të përbashkët për shuarjen tërësisht të flakëve.
Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, nga zyrtarë të ADZM-së Kukës u bë me dije se "zjarri në Shishtavec, i rënë në kullota, ishte izoluar plotësisht dhe po punohej për shuarjen e vatrave të mbetura". Gjithashtu situata "do monitorohet më tej nga punonjësit e Bashkisë dhe të njësisë administrative Shishtavec, për të shmangur një riaktivizim të dytë".
Policia gjithashtu nisi hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.
Orët e para të ditës së sotme u raportua për një zjarr edhe në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës, teksa tymi mbuloi zonën dhe dy zjarrfikëse u aktivizuan për shuarjen në Myc-Mamëz.
Smogu përfshinë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që ishin në afërsi me pikën e grumbullimit.
Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh, duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët.
Pamje nga zjarri, pasditen e sotme në Kukës
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.6%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Morinë, kosovari tentoi të hynte në Shqipëri me 18 mijë euro, i kishte fshehur në makinë
3 Tetor, 14:20
-
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
1 Tetor, 15:46
-
Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak shkëndija elektrike
29 Shtator, 17:59
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
Kukës/ Po drejtonte automjetin, pasqyra e makinës së punonjësit të policisë kap 11 vjeçarin! Fëmija dërgohet në spital
26 Shtator, 12:41
-
VIDEO/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të djalit të pronarit të ‘Lajthizës’! Edison Elezaj plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë
26 Shtator, 08:27
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator, 09:43
-
Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet, banorët: Të hiqen nga këtu, është zonë e mbrojtur
23 Shtator, 09:07
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe 2.2 mln lekë i futën në xhep, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët
21 Shtator, 20:45
-
Shpopullimi/ I shpallur fshat turistik, Cahani i Hasit s’ka rrugë as drita! Dikur me 3 mijë banorë sot kanë mbetur 4 famije
21 Shtator, 16:16
-
Tragjedia në Has/ Qeveria jep 10 mln lekë të vjetra për familjen Lushi! Bashkia mbulon shpenzimet e varrimit të nënës, 82 vjeçe dhe të birit
21 Shtator, 15:41
-
FOTO/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj të Kukësit
20 Shtator, 14:49