Kukës, rinisja e mësimit me probleme, drejtoresha e shkollës dhe Prefekti: Rikonstruksioni total i nevojshëm
Shkolla 9 vjecare “Avni Rustemi” këtë vit shkollor do të presë 760 nxënës, ndërsa gjendja e saj paçka restaurimeve, mbetet problematike duke vështirësuar procesin e mësimit.
Pas 4 dekadave shkolla më e madhe në qarkun e Kukësit ajo 9 vjeçare “Avni Rustemi” paçka restaurimeve që po pëson, sërish mbetet në gjendje jo të mirë për një proces normal mësimor.
Në më pak se 1 javë në të gjithë vendin edhe në Kukës do të rinisë procesi mësimor, ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle Neriada Selmanaj shprehet se shkolla ka nevojë për rikonstruksion total.
Pjesa e soletës në kat të 4-të është problematike kur bien reshjet, plus dyert janë akoma të kohës dhe terrenet sportive janë lënë përgyjsëm, do krijohen dhe klasa sportive, do ketë profilizim të kësaj lënde. Kështu kemi nevojë për super ndërhryje emergjente nga ana juaj. Palestrën nuk e kemi tonën dhe kemi filluar ta shfrytëzojmë, por ka nevojë të rikonstruktohet. Pra duhet një ndërhyrje e përgjithshme , e juaja dhe e pushtetit lokal në mënyrë që të bëhet diçka.
Drejtoresha e shkollës, Neriada Selmana
E për të sjellë shkollën në kushte normale është kërkuar dhe ndihma e prefekturës në këtë qark. Por në reagim për Report TV prefekti Zenel Kuçana, shprehet se këto kushte vështirësojnë procesin mësimorë.
Në këto kushte është e vështirë, por ne do ta shohim dhe do marrim masat e nevojshme për të dalë nga kjo gjendje. Shpresoj që në bashkëpunim të plotë dhe me ministrinë e Arsimit të bëjmë punën e duhur që këto të kenë kushtet e duhura për të filluar procesi mësimor.
Prefekti Zenel Kuçana
Shkolla “Avni Rustemi” është hapur për herë të parë në vitin 1974 dhe është më e madhja në qytetin e Kukësit me 760 nxënës. Që nga koha e ndërtimit nuk ka njohur asnjë investim të plotë përveç riparimeve të përvitshme nga Bashkia Kukës.
Edhe në këto kushte, kjo shkollë në qarkun e Kukësit, njihet për një cilësi të lartë mësimdhënie dhe ky institucion arsimor është tepër i kërkuar nga prindërit e qytetit të Kukësit për regjistrimin e fëmijëve të tyre.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Moti i keq në Kukës/ Borë e ngrica, izolohen zonat malore, mungon energjia! Pezullohet mësimi në 20 shkolla
13 Janar, 12:16
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Kukës/ Theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 27-vjeçari
9 Janar, 10:54
-
Berisha i tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko-Spiropalit: Kërko informacion tek SHISH, gati të dorëzoj imunitetin! Replikon ish-kryeministri
7 Janar, 12:26
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44