Kukes- Në rrugët kombëtare dhe rurale në Kukës kudo të zë syri mbetje urbane dhe inerte. Qytetarët dhe bizneset private prej kohësh kanë hedhur mbetjet në hapësirat publike.
Bashkia e Kukësit pranon se do të shtojë katër vend depozitime të reja provizore për mbetjet e ngurta dhe ato të kopshtarisë në zonat ku duket se qytetarët kanë më shumë nevojë.
Sipas nënkryetarit Vladimir Spahiu do të shpërndahen edhe kosha të rinj në pikat e caktuara për mbetjet urbane duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të ruajtur mjedisin. Bashkia kërkon nga inspektoratet përgjegjëse të kontrollit të territorit të vendosin para ligjit çdo shkelës.