KUKËS-Policia e Kukësit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm, 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Si posedues i kësaj lënde narkotike janë arrestuar 2 persona. Të arrestuarit janë Gjergj Keli, 29 vjeç banues në Ujshtrezë, Mirditë dhe Qemal Kuqi, 28 vjeç, banues në Laç.
 
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi, në afërsi të  spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targë AA 120 LM, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 20 kg kanabis si dhe u bllokua automjeti tip “Benz”, me targa AA 120 LM.
 
Materialet në ngarkim të personave të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

droge
droge
(Kanabisi i sekuestruar nga policia)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com