KUKËS - 10 persona janë nën hetim nga policia e Kukësit për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.
Këta persona ushtronin aktivitet bar-kafe dhe restorante në zona të ndryshme të qytetit pa u regjistruar në organet tatimore.
Gjithashtu ata kishin punonjës të paregjistruar dhe pa sigurime duke shmangur detyrimet tatimore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës” – njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
policia thjeshte po zbaton urdherat e safetit se keta biznesmen nuk i jane bindur atij prandah
Përgjigju