KUKËS-Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në rrugën e Kombit, ku mësohet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën.
Siç raporton gazetari i Report Tv, drejtuesi i mjetit me origjinë nga Kosova i identifikuar si I.I ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafik-ndarësen. Siç mund të shihet nga fotot e shkrepura nga fotografi Oltion Bardhi përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kamioni është ndarë në dysh.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, 51-vjeçari ndodhet në spitalin e Prizërenit, jashtë rrezikut për jetën