Kukës/ Shuhet zjarri në kullotat e Shishtavecit, u angazhuan 100 forca zjarrfikëse
Shuhet vatra e zjarrit në kullotat e Shishtavecit
Është izoluar dhe shuar plotësisht këtë të mërkurë vatra problematike në Kukës,në kullotat e Shishtavecit, në afërsi të Malit të Kallabakut.
Kjo falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Zjarrëfikës të Bashkisë Kukës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar mbi 100 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit, ADZM,forca bashkiake dhe vullnetarë të Shishtavecit e Novosejit.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe forca të Repartit Ushtarak Zallherr me 2 automjete transporti të kalueshmërisë se lartë dhe 1 autoambulancë. Institucionet përkatëse do të vazhdojnë monitorimin dhe janë të gatshme të veprojnë në rast të riaktivizimit të vatrës. Shkak i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.
Policia e Kukësit është në proçes hetimin për gjetje e autorit. Ndikuar nga thatësira dhe era zjarri u konstatua tre ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të para për shuarjen nga banorët e zonës dhe punonjësit e shërbimit zjarrëfikës të Bashkisë Kukës e ndërhyrjes nga ajri, flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme bari (kullote), shkurre, dëllinje e zezë dhe e kuqe. Situata në terren të martën ishte me kritike pasi pati riaktivizim të vatrës në orët e para të mbrëmjes.
Ky masiv pyjor, kullotat e Shishtavecit është pjesë e parkut natyror Kombëtar-Korab-Koretnik, ku rriten edhe bimësi me vlera të veçanta kurative. Ndërsa vatra e zjarrit e në zonën pyjore në Njësia Administrative Surroj është izoluar dhe po mbahet në monitorim.
Prefektura dhe Bashkia Kukës, njoftoi qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë çdo incident. Dëmtimi i pronës me zjarr ndëshkohet sipas ligjit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.2%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 3654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në Qafë Krrabë të Elbasanit! Digjet një sipërfaqe me shkurre (VIDEO)
7 Shtator, 19:59
-
SPECIALE/ Të zbulosh Kukësin nëpërmjet lundrimit me kajak, ‘rizgjohet’ sporti që u zhvillua nga fundi i viteve ‘20
7 Shtator, 14:20
-
Tragjedi në Kenia, të paktën 17 fëmijë të vdekur dhe 14 të plagosur nga djegia e konviktit të shkollës! Mister shkaqet, dyshohet dhe për trupa të tjerë
6 Shtator, 10:12
-
Kavajë/ I vuri zjarrin stallës së bagëtive të kushëririt në Golem, arrestohet 25-vjeçari
6 Shtator, 09:37
-
'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës
5 Shtator, 09:36
-
Zjarr i frikshëm në Elbasan, flakët përfshijnë pjesën e jashtme të fabrikës së plastikës, rrezikoi dhe të tjerat! Shpëtojnë punëtorët (VIDEO)
4 Shtator, 15:08
-
Zjarr në masivin pyjor në fshatin Novosej të Kukësit, kërkohet ndërhyrja nga ajri! Terreni i thyer vështirëson shuarjen e flakëve
3 Shtator, 20:54
-
Greqi/ Shqiptarja i vë zjarrin makinës së ish-partnerit pakistanez, policia e arreston! U hakmor pas ndarjes
2 Shtator, 16:01
-
Tropojë, thyen masën e sigurisë 'arrest shtëpie' e shkon në lokal, policia i gjen dhe 1 kg kanabis në banesë
2 Shtator, 10:34
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë shuar 31 vatra, problematike mbetet situata në qarkun e Lezhës
2 Shtator, 09:46
-
Kukës/ Pushimet mbaruan për shqiptarët e Kosovës, radhë të gjata automjetesh në Morinë
1 Shtator, 20:01
-
Kukës/ Riaktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Izolohet vatra, Policia nis hetimet nëse është i qëllimshëm (VIDEO)
1 Shtator, 17:39