Kukës, s'ka më vend në varrezën publike, bashkia: Hapim parcela të reja

Kukësi po përballet me ezaurimin e tokës në varrezën publike të qytetit. Nënkryetari i Bashkisë Vladimir Spahiu bën të ditur janë marrë të gjitha masat për nisjen e punës për shfrytëzimin e sipërfaqeve të tjera publike që bashkia disponon afër varrezave ekzistuese për një periudhë 20 vjeçare shfrytëzimi.

“Ne jemi në dijeni të ezaurimit të sipërfaqes për shërbimet funerale kemi marrë masat për sipërfaqe të tjera publike. Kemi një sipërfaqe të konsiderueshme për shtrirje në anën veriore të varrezës aktuale"tha Vladimir Spahiu.

Spahiu ndër të tjera theksoi se sipërfaqet publike qe ne i konsiderojmë si prioritare dhe zona të para janë tokë shtetërore dhe sipas kadastrës  së Bashkisë nuk ka pretendues toke.

“Këto sipërfaqe janë sipas statusit juridik janë tokë shtetërore kështu që ne do të vazhdojmë punë për shërbimet funerale në këto sipërfaqe dhe më tej do vazhdojmë në siëprfaqe të tjera. Mund të ketë pretendues për tokën, por ne i referohemi kadastrës”, tha Nënkryetar i Bashkisë Kukës.

E derisa të nis puna për zgjerimin vihet në pikëpyetje nëse varrezat aktuale do të përballojnë kërkesat për varre deri në fund të vitit ndërkohë që aktualisht në varrezat publike të qytetit ka sipërfaqe toke për hapjen e 20 varreve.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/12/2023 01:09

    Jeni ne vete ju apo jo?! Nuk mund te vazhdoni me keshtu, gjej toke e bej varreza,shume shpejt keni per te ezauruar rezervat e tokes.Perdorni metodat qe perdor gjithe bota,varreza vertikale dhe krematoriumet e urnat funerale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun

'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun