Gjykata e Kukësit ka lënë në masën ‘arrest me burg’ për 3 muaj, 6 emigrantët e huaj nga vendet e Lindjes, kohë e mjaftueshme kjo, sipas togave të zeza, që Prokuroria të marrë në dorë provat, nëse të arrestuarit, kanë qëlluar apo jo ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë, të enjten.

Për mbrojtjen e tyre u caktua një avokate nga shtetit, e cila tha se trafikantët që qëlluan me armë ndaj forcave blu, nuk janë në mesin e 6 të arrestuarve, që sipas saj janë vetëm emigrantë që kaluan kufirin e gjelbër shqiptar për të arritur në vendet e BE-së për të punuar.

Sipas avokates Aurora Guska, 3 prej emigrantëve të huaj kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri, ndërsa 3 të tjerë janë përsëritës në tentativën e tyre për të kaluar kufirin.

“Donin të ktheheshin në Greqi, 2 të dënuar në Kosovë, me 14 muaj, kishin mësuar dhe shqip. Kanë qenë 3 persona të tjerë, ata që kanë goditur mbi policinë ku të gjashtë së bashku personat që ndodheshin sot para gjykatës deklaruan se u është vënë pistoleta në kokë dhe u është marrë gjithcka kishin pasur në xhepa. Të gjashtë personat në sallën e gjyqit përmendin 3 emra, 2 algjerian dhe 1 palestinezë që unë për efekt hetimesh nuk mund t’jua them. Marokeni kishte kërkuar azil në Kosovë, ia kishin refuzuar”, - tha avokatja Guaska.

Të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti trafikantësh të klandestinëve që qëlluan ndaj policisë e cila ndërhyri për të penguar lëvizjen e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës.

Të arrestuar

Ayoub Bahhoo, 27 vjeç,

Muhaned Nasir, 25 vjeç,

Nagid Alabdahah, 20 vjeç,

Muhamed Shehab, 21 vjeç,

Mohamed Radaëin, 20 vjeç

Rabii Lqadi, 40 vjeç

Në kërkim

Sultan Grimashi, 27 vjeç, algjerian

AKUZAT

Vrasje ndaj policisë e mbetur në tentativë

Armëmbajtje pa leje

Kalim i paligjshëm i kufirit