Trafikantë të huaj klandestinësh qëllojnë me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, s'ka të plagosur! Në pranga 5 sirianë dhe 1 algjerian, 1 në kërkim

KUKËS – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, teksa në drejtim të oficerëve shqiptarë është qëlluar me armë nga trafikantë klandestinësh nga vendet e lindjes së mesme. 5 sirianë dhe 1 algjerianë janë vënë në pranga pasi kanë hapur zjarr në drejtim të policisë, teksa po tentonin të të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës me emigrantë të paligjshëm. Fatmirësisht asnjë prej efektivëve nuk ka mbetur i lënduar. Përveç 6 personave tashmë të arrestuar, një tjetër algjerian është shpallur në kërkim pasi arriti të shpëtonte. 

Policia e Kosovës njofton se ai është personi kyç i trafikut të emigrantëve që ka qenë i proceduar dhe i arrestuar më parë. Grupi i tyre drejtonte rrjetin e trafikut të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së u zbulua nga kamerat e fshehta të policisë të vendosura në kufirin Shqipëri - Kosovë. Kur u konstatuan nga policia, trafikantët e armatosur tentuan të arratiseshin duke qëlluar me armë drejt policisë nga 50-100 metra distancë. Plumbat përshkuan veshjet e dy efektivëve, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Ata u kthyen mbrapa por u përballën me policinë shqiptare. Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, 6 prej tyre u arrestuan.

Ata janë identifikuar si: Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir, 25 vjeç, Nagid Alabdahah, 20 vjeç, Muhamed Shehab, 21 vjeç, Mohamed Radawin, 20 vjeç dhe Rabii Lqadi, 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Ata akuzohen për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane. Operacioni “Strukturimi” vijon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e algjerianit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Trafikantët e klandestinëve qëlluan drejt efektivëve, Policia e Kosovës: U gjuajt nga 50 metra largësi! I vetmi që u arratis është  personi kyç i trafikut

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth trafikantëve të klandestinëve që qëlluan me armë drejt efektivëve nga 50-100 metra largësi. Për personin e shpallur në kërkim, thotë se është personi kyç dhe e njohin pasi ka qenë i arrestuar edhe më parë.

“Dje, rreth orës 11 kemi pranuar informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6-7 persona të armatosur.  Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje.

Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar.

Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur.  

Me fenomenin e trafikimit me emigrantë, gjatë viteve të fundit jemi ballafaquar me disa raste por jo të jetë gjuajtur ndaj nesh. Duke nisur nga viti i kaluar, përforcimi nga policia shqiptare dhe policia jonë kanë shkaktuar te kontrabanduesit një formë ngritje të rrezikshmërisë ndaj nesh. Kjo ka ndodhur vitin e kaluar por aty ishte diçka mes tyre, jo gjuajtje ndaj policisë. Është qëlluar ndaj nesh por fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2023 01:59

    Let me guess,keta do te kene ndjekur vete te njejten rruge perpara dhe tani zbuluan se ka me fitim te trafikojne si veten me pare dhe shoket e tyre tani,se sa te bejne nje pune te ligjshme ne BE?! Duket qe keta e kane kthyer kete ne //rruge mendafshi// per qeniet njerezore, njelloj si patriaotet e tyre qe veprojne ne kufirin francez qe trafikojne njerez per ne GB.Ku eshte bashkepunimi mes policise kosovare dhe asaj shqiptare,ku eshte Frontex-i???

    Përgjigju
  • Anir: 26/05/2023 21:59

    Islamiket ne sulm. Vritini, se s'do mbajme me buke dhe me letra bythe islamiket me ngjyre burgjeve te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Dori: 26/05/2023 14:12

    Fatkeqsia e ktij vendi eshte policia e paafte qe matet me fukarain dhe kur i kercet plumbi,ne vend qe ti asgjesojn kto kriminel,ikin si dhia.Po te isha minister i bredshem do i kisha shkarkuar menjeher dhe arrestuar gjith kto polic qe sigurisht bashkpunojn me trafikantet.Sapo kercet pushka,policet dhjesin je brek kaq te pergatitur jane.

    Përgjigju
  • Tani: 26/05/2023 11:36

    Perse i arrestuar terrorristet? Futini nje plumb kokes e shpeton gjithe Europa nga terrorrizmi islamik.

    Përgjigju
  • Pas rritjes se rrogës: 26/05/2023 10:52

    Kapen njësite guerile pranë kufirit me Shqipërinë, bandat e Abdurahim Al-Sirjait qëllojnë mbi shtetin, diversantët kapen të gjallë, një ikën në drejtim të paditur në drejtim të Kuksit. Lideri suprem është shendoshe e mirë. Shteti si një grusht i vetëm godet mbi armikun. Deputetët ministrat presidenti ngrihen me kembe në mbeshtete të heroizmit të tyre që vlerësohet nga populli jonë i urtë me rritje rroge per të gjithë.

    Përgjigju
  • Malsori: 26/05/2023 10:19

    Kalbini ne Burg këto plehra,këto jane kanceri i njerzimit,këto felliqesira po shkatrrojn Europen edhe këtu ndihen te qete se kane vellezrit musliman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni