Dalin rezultatet e ekspertizës mbi aksidentin tragjik ndodhur në aksin rrugor Kukës-Shishtaves në 8 shkurt të këtij viti, ku mbetën të vdekur 7 persona. Ai ka ardhur si pasojë e fiksjes së mjetit nga shoferi në zbritje të rrugës .Eksperti privat i kontraktuar nga Prokuroria ka përfunduar ekspertizën, e cila i është bashkangjitur dosjes në fjalë.

Në kontrollin e bërë mjetit që shkaktoi aksidentin, çelësi në kuadër ka qënë në pozicinionin e fikjes, ç'ka ka shkaktuar bllokimin e sistemin hidraulik të frenimit dhe të timonit. Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur ta rindezë makinën dhe kjo ka ndikuar në daljen jashtë rruge dhe si pasojë, të aksidentit tragjik që i mori jetën 7 personave.

Në datën tetë shkurt 2014, një furgon me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit, ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë.
 Gjatë këtij aksidenti humbën jetën 7 persona, ndërsa mbetën të plagosur dhe pesëtë tjerë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)