Kukës/ Vajza e mitur kallëzoi babain për dhunë fizike e psikologjike, policia zbulon se kultivonte kanabis në banesë! I gjejnë edhe armë pa leje

Kukës/ Vajza e mitur kallëzoi babain për dhunë fizike e psikologjike, policia zbulon se kultivonte kanabis në banesë! I gjejnë edhe armë pa leje

Armët dhe sasia e municionit luftarak që u sekuestruan

Një vajzë e mitur 14-vjeçare ka kallëzuar babain e saj në Kukës pasi ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Forcat blu arrestuan në flagrancë 36-vjecarin e identifikuar me inicialet M.B., banues në fshatin Lojme, Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Një: 02/05/2022 15:18

    Mjerë fëmijët shqiptarë që rriten mes dhunës psikologjike dhe fizike në familje. Është një plagë e vjetër që është kthyer në tabu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë