KUKES-Pas 22 ditësh policia ka arrestuar autorin e vrasjes së gruas në fshatin Borje. Adem Tale 75 vjeç, ishte shpallur në kërkim, pasi në datë 4 prill vrau gruan më sëpatë. Pas një sherri në familje, Tale mbrëmjen e 4 prillit qëlloi gruan Z.T. 68-vjeçe disa herë më sëpatë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes ai u arratis, ndërsa sot është arrestuar nga policia. 75-vjecari është arrestuar në malet e fshatit Borje, aty ku kishte qëndruar pas arratisjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komento