KUKES – Një arsenal municionesh luftarake është sekuestruar në një banesë në Kukës, ndërsa dy persona kanë rënë në pranga.
 
Policia e Kukësit tha se arrestoi Abdi dhe Riza Lleshi, 51 dhe 47 vjeç, pasi në banesën e tyre u gjet një arsenal armësh e municionesh luftarake. Në total u sekuestruan 8854 fishekë, 15 armë, 40 granata dhe 4 mina kundër këmbësorisë.
 
Policia dyshon që dy personat e arrestuar i trafikonin drejt Kosovës armët luftarake.

MUNICIONET E SEKUESTRUARA

40 granata dore mbrojtëse
16 granata dore
8 predha antitank
6750 fishekë model 56
2 mijë fishekë model 53
104 fishekë kalibri 12.4
40 fishekë pushke
21 kapsolla, 4 kuti kapsolla
3 automatik
5 pushke
1 mitraloz i lehtë
1 pistolete 54
1 pistoletë belge
2 cifte
4 mina kunder kembesorise

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)