Kukësi afër titullit, Pejic mposht 
Flamurtarin,Tirana rikthehet të fitojë

Kukësi afër titullit, Pejic mposht <br />Flamurtarin,Tirana rikthehet të fitojë
Kukësi nuk gabon dhe sheh më pranë titullin kampion.

Një gol i të përhershmit Pero Pejiç ka mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës dhe tashmë verilindorët janë vetëm tre ndeshje larg titullit të parë në histori.

Pejiç shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 33-të me goditje dënimi të cilën e fitoi po vetë. Vlonjatët nuk u dorëzuan dhe provuan të barazojnë por Kukësi ruajti fitoren deri në fund duke mposhtur Flamurtarin 1-0.

Më në fund Tirana rikthehet tek fitorja. Pas 15 ndeshjeve bardheblutë marrin tre pikë të arta duke mposhtur Korabin 2-0.

Spektakël ka pasur në duelin për vendin e katërt mes Vllaznisë dhe Luftëtarit.

Përballja në “Loro Boriçi” dhuroi emocione dhe u mbyll në barazim 2-2 me gjirokastritët që mbajnë vendin e katërt.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë