Kukësi bie në Durrës, Vllaznia 'poker' kundër Skënderbeut. Bylis fiton me goleadë

Kukësi bie në Durrës, Vllaznia 'poker' kundër Skënderbeut. Bylis fiton me goleadë

Janë zhvilluar sot katër nga 5 ndeshjet e Superligës për javën e gjashtë ku surprizat kanë qenë tepër të mëdha. Në Durrës Teuta ka treguar se është një skuadër për titull kampion pasi ka mposhtur me shifrat 1-0 Kukësin kryesues. Në Niko Dovana autori i golit trepikësh ishte Kallaku, që në të 84 realizoi me penallti.

Ndërkohë në Shkodër, ekzaktësisht në Loro Boriçi Vllaznia ka shkatërruar me shifrat 4-0 Skënderbeun, që javët e fundit isshte paraqitur një ekip solid. Për ekipin e Jonuz realizuan Lika dy herë me penallti, Zogaj dhe Hygor. Për Vllazninë kjo ishte fitorja e parë pas katër javësh

Surpriza më e madhe ka ardhur në Ballsh, aty ku Bylis ka bërë tërmet kundër Flamurtarit. Vendasit kanë fituar 5-0 falë golave të Qardaku, Goxhaj, Ntepe dy herë dhe Guindo. Për vlonjatët kjo ishte një tronditje e madhe pas pikës së parë që arritën të siguronin në kampionat javën e shkuar.

Ndërkohë në Gjirokastër, Luftëtari ka siguruar një pikë falë rezultatit 1-1 kundër Laçit. Fillimisht realizuan vendasin me Rapon, ndërsa Nuaubueze baraspeshoi gjithçka në minutën e 90 me penallti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja