Pas Rrocës dhe Shkurtajt, Kukësi ka bërë goditjen e tretë në merkaton e janarit. Përforcimi i fundit në kampin verilindor është Faton Xhemali, 20-vjeçari i cili luan si mbrojtës i majtë. Ai vjen nga skuadra serbe e Radnik Surdulicës, ndërsa është pjesë edhe e kombëtares së Shpresave. Me Kukësin futbollisti ka nënshkruar një kontratë 2 vite e gjysëm.
Ndërkohë edhe Partizani është përforcuar në mbrojtje pasi ka bërë goditjen e katërt në këtë merkato janari. Të kuqtë pas mesfushorëve Fation Jusufit, Alesio Hyseni dhe Dilaver Duka, kanë afruar në skuadër qëndërmbrojtësin shtatlartë Lum Rexhepin. 26-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kupës në Finlandë ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën e përfaqësues së Kosovës.
Lum Rexhepi
Në takimin e fundit miqësor të humbur kundër Dinamos së Zagrebit në Antalya Rexhepi u aktivizua përgjatë gjithë pjesës së dytë. Me Partizanin ai ka nënshkruar deri në fund të sezonit me opsionin për ta zgjatur edhe një vit.