Kukësi është skuadra që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026-27, pasi triumfoi 2-0 ndaj Butrintit në ndeshjen “play-off” të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë ditën e enjte.
Kuksianët siguruan fitoren falë nga një goli në secilën pjesë të takimit. Alisson zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të, ndërsa Abiodoun dyfishoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të. Me këtë fitore, Kukësi siguron pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë për edicionin 2026-27.
Verilindorët vinin pas një sezoni të dobët që i dërgoi në play-out, por tani me shpëtimin e edicionit dhe qëndrimin në të parën është koha që Kukësi të ringrihet. Nga ana tjetër Butrinit do të jetë sërish në të Dytën, duke dashur një sezon kompetititv në të ardhmen, njësoj si ai që u mbyll dhe që i pa protagonistë.
Komente











