Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot ndeshjet e kthimit për raundin e 1/8. Duke nisur nga ora 13:00 në fushë do zbresin 12 skuadra për gjashtë ndeshjet e para, teksa dy të tjera janë programuar për nesër.
Në mesditë, detyrë jo të lehtë ka Kukësi që në shtëpi pret Apoloninë. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar në barazim 0-0. Të lehtë e kanë Partizani, Tirana, Laçi dhe Kastrioti, që në ndeshjet e para kanë bërë detyrën. Kujtojmë se rregulli i golave në fushën kundërshtare nuk ka peshë në mbledhjen e përgjithshme të rezultatit.
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë:
E enjte, 13:00
Egnatia - Skënderbeu (1-0)
Kastrioti - Dinamo (3-1)
Tirana - Lushnja (3-0)
Kukësi - Apolonia (0-0)
Laçi - Tomori (3-1)
Partizani - Korabi (3-1)
E premte, 13:00
Vllaznia - Bylis (2-0)
Teuta - Erzeni (1-1)
*në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para.