Kukësi 'mbërthehet' nga acari dhe mjegulla, temperaturat zbresin në -7 gradë! Ngricat dhe akulli krijojnë probleme në akset rrugore

Kukësi është zgjuar nën 'pushtetin' e mjegullës dhe acarit mëngjesin e sotëm. Temperaturat kanë zbritur në minus 7 gradë, teksa prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore. Ndërkohë ka nisur hedhja e kripës për të shmangur krijimin e shtresave të akullit.

Problem është edhe mjegulla e dendur, që vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morinë deri në Fushëdugagjin.

Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie, teksa aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë te kalueshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja