‘Lironi 11 të arrestuarit’/ Tubim në Kukës, protestuesit: Nesër do jemi në Shkodër

KUKES-Banorë të Kukësit, Hasit e Tropojë, ashtu siç dhe kishin njoftuar, u grumbulluan sot paradite para gjykatës së Kukësit. Të thirrur nga  Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” ata protestuan  për të kërkuar lirimin e 11 protestuesve që u arrestuan gjatë protestës së 31 Marsit në Rrugën e Kombit. Me pankarta “Lironi vëllezërit tanë”  në duar ata i kanë kërkuar kryeministri Rama që të lirojë kuksianët e arrestuar padrejtësisht.

Kjo protestë në Kukës u mbajt  një ditë para seancës për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Organizatorët e protestës Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata ”Biznesi për Biznesin” dhe tjerë nga Këshillat Bashkiak Has e Tropojë, shoqëria civile dhe artistë nga Prizreni kërkuan lirimin e të burgosurve dhe takse zero për Rrugën e Kombit.

Lironi vëllezrit tanë, jo taksë te dera shtëpisë, Rama ik, duhet të lirohen 11 të burgosurit e pafajshëm, të hiqet trau në "Rrugën e Kombit". Poshtë plehrat e Serbisë, këto janë plehrat e Serbisë.

Protestuesit në Kukës

Nga protesta u arrestuan 23 persona, ndërsa 12 u liruan, 11 janë ende në burg. Në fund të protestës u bë e ditur se protestë e njëjtë e banoreve të qarkut Kukës si dot do te mbahet nesër në Gjykatën e Apelit Shkodër ku pritet te dalin para kësaj gjykate 11 protestuesit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oooo: 21/04/2018 10:18

    Ne hale te gomarve veni bashk me lul serbin e mona k****.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja