Kukësi pa ujë, qytetarët
dhe opozita në protestë
Qindra banorë të qytetit të Kukësit, por edhe fshatrave rreth tij, kanë protestuar sot përpara institucioneve shtetëore si Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut për mungesën e ujit të pijshëm.
KUKES - Qindra banorë të qytetit të Kukësit, por edhe fshatrave rreth tij, kanë protestuar sot përpara institucioneve shtetëore si Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut për mungesën e ujit të pijshëm.
Të udhëhequr edhe nga opozita, e cila vetëm një ditë më parë paralajmëroi ndërmarjen e iniciativave të tilla, në këtë protestë është kërkuar që uji të mbërrijë në çezmat e konsumatorëve pasi prej kohësh detyrohen të blejnë ujin ose ta mbushin atë në vendburime të cilat nuk dihet nëse janë të sigurta apo jo. Madje ata kanë deklaruar se ka zona që uji mbushet edhe përtej kufirit, në Vërmicë të Kosovës, apo banorë që gjymtohen në kërkim të ujit, përmes çeljes së puseve.
Deputeti socialist, Asllan Dogjani, ka deklaruar se për ndërtimin e ujësjellësit të ri u dhanë 3.5 milion euro, por fati i tyre ende nuk dihet përderisa ujësjellësi i ri nuk është ndërtuar. Ai ka kërkuar që institucionet shtetërore të marrin masa të menjëhershme për furnizimin me ujë të popullatës, pasi në Kukës votat merren me premtime të mëdha por askush më pas nuk interesohet për mirëqënien e qytetarëve.
Qyteti i Kukësit dhe 14 fshatrat rreth tij, furnizohen me ujë të pijshëm vetëm me një orë në ditë, por ka zona e lagje që nuk furnizohen fare me ujë. Për furnizimin me ujë të më shumë se 60 mijë banorësh janë në funksion tre burime por uji në çezmat e konsumatorëve nuk mbërrin.
Ujësjellësi i ri, për të cilin u dhanë 3.5 milion euro, filloi së ndërtuari në vitin 2009 me afat fillestar të përfundimit të punimeve në muajin Dhjetor të 2010. Ky afat u shty për në Janarin e vitit 2011 ndërkohë që punimet u ndërprenë tërësisht në Nëntor të vitit 2010.
(bl.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52