Kukësi përmbys Teutën, Flamurtari
bie në Laç, merr pikë Vllaznia

Kukësi përmbys Teutën, Flamurtari<br />bie në Laç, merr pikë Vllaznia<br>
Kanë përfunduar 3 ndeshje të javës së 24 të Kategorisë Superiore në Futboll, me Kukësin që është shkëputur në vendin e dytë karshi Laçit dhe Flamurtarit të vendit të tretë dhe të katërt.

Kukësi ka përmbysur shifrat në shtëpi ndaj Teutës, duke fituar 3-1. Ishin durrsakët ata që kaluan në avantazh me anë të Bilalit, por Guri në limitin e pjesës së parë barazon shifrat.

Në pjesën e dytë, Shkodra kalon në avantazh Kukësin në 62’, ndërsa 4 minuta më pas Guri shënon golin e dytë personal dhe të tretin për verilindorët. Teuta ka ngushtur shifrat në 80’ me anë të Çyrbjas, por nuk ka mjaftuar.

Kukësi-Teuta 3-2

Shkodra 63′, Guri 45’+3′, 66’/ Bilali 13′, Musta 82’

KK: Idrizi 50′, Alhasan 50′

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: P.Pacult

Teuta: Moçka, Alhasan, Bilali, Shkalla, Beqja, Gjeorgjevski, Lajthia, Hila, Çyrbja, Dediç, Latif. Trajner: G.Begeja.

Kartonë të verdhë: Alla 20′ Guri 42’/ Hila 15′

4-2 ka përfunduar ndeshja në Laç, me kurbinasit që kanë marrë një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, që tashmë ka zbritur në vend të katërt, duke u parakaluar pikërisht nga Laçi.

Rexhinaldo ka shënuar 3 gola për Laçin, 2 në pjesën e parë dhe një në fillimin e së dytës. Ndërsa vlonjatët kanë ngushtuar fillimisht me Siljanovskin dhe pastaj me Mustën. Flamurtari është munduar të marrë 1 pikë, por kurbinasit kanë shënuar golin e katërt në fund me Uzunin.

Laçi – Flamurtari 4-2

Rexhinaldo 13′, 24′ (11-m), 71′, Uzuni 90’ / Siljanovski 72′, Musta 82′

Laçi: Vata, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Lulaj, Lushkja, Uzuni, Eskerda, Nika, Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Hyseni (Hoxhaj 46′), Useini, Alvesh, Kama, Bushiç. Trajner: Sh.Duro.

Gjyqtar: K.Meta

Kartonë të verdhë: Sefgjini 62′ / Pollozhani 23′, Sidibe 51′

Ndeshja e tretë mes Kamzës dhe Vllaznisë ka përfunduar në barazim pa gola. Një pikë me vlerë për shkodranët, që duke parë humbjen e Teutës, shkojnë 4 pikë para durrsakëve në luftën për mbijetesë.

Kamza-Vllaznia 0-0

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Rezi (66′ Mumajesi), Arrabal, Ymeraj, Fukui, Plaku, Raçiç (81′ Fili). Trajner: R.Ndreu

Vllaznia: Sherri, Gocaj (74′ Pjeshka), Malota, Berisha, Mersini, Krymi (46′ Tafili), Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari (70′ Kalaja), Sukaj. Trajner: E.Gjoka

Kartonë të verdhë: Raçiç, Rezi / Orelesi, Berisha, Gocaj

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion