Moti i keq me erë të fortë e shira ka përfshirë qytetin e Kukësit  në këtë pasdite dhe gjatë mbrëmjes së  të premtes, ndërsa disa pemë janë thyer si pasojë e stuhisë.

Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre ishin të pranishme dallgë. Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.

Nuk është raportuar për ndonjë problematikë tek popullata përvec ndërprerjeve të shkurta të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.


Ndërkohë  në mesnatë priten reshje dëbore në zonat  e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës do të ulen ndjeshëm për këto zona .

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com