Kukësi synon 3 pikët kundër Partizanit, Krasniqi: Emocionuese, por të kuqtë do i ulim me këmbë në tokë

Kukësi do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Partizanit që korrespondon me javën e 17 të Superligës. Verilindorët në “Selman Stërmasin” e dënuar nga disiplina do të synojnë vetëm 3 pikët, në mënyrë që të shkurtojnë diferencën me të kuqtë që janë edhe kryesues të kampionatit.

Në prag të sfidës zëvendës trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaci është shprehur:  “Kemi arritur të dalim aty ku duhet si me lojë ashtu dhe me rezultat. Duhet të jemi shuam të kujdesshëm ndaj Partizanit, pasi nuk duam që të krijomë distancë me pikë. Kemi shumë mundësi për ta ngushur këtë diferencë.”

Ndërkohë qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi, një ish-futbollist i Partizanit për sfidën me të kuqtë ka deklaruar: “Do të jetë një ndeshje emocionuese, pasi për disa vite kam luftuar me Partizanin për të mundur Kukësin, ndërsa sot jam me Kukësin për të mundur Partizanin.”

Me tej Krasniqi ka shtuar: “Nuk ka ndonjë gjë Partizani për të mos u mundur. Ka ardhur momenti për ta ulur Partizanin me këmbë në tokë.” Kukësi kundër Partizanit ka rifituar disa nga lojtarët e dëmtuar, por nesër do të ketë të padisponueshëm Tigruxhan dhe Dzarian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike