Kukësi trefishon çmimet e biletave, tifozët e Partizanit: Keni frikë nga ne, por pasioni ynë nuk ka çmim

Në prag të supersfidës me Partizanin që pritet të vendosë fatet e titullit kampion në Superligë, klubi i Kukësit ka befasuar jo pak. Verilindorët në njoftimin e bërë për ndeshjen saktësojnë se çmimi më i lirë për të ndjekur këtë sfidë në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë 10 mijë lek të vjetra. Një shifër e cila pritet të kushtëzojë tifozëritë e të dy palëve dhe si pasojë rrezikon zbrasjen e stadiumit në ndeshjen më të rëndësishmë të kampionatit.

Shpesh herë Kukësi gjatë këtij sezoni e ka lënë të lirë hyrjen e tifozëve në stadium, ndërsa në krahasim me çmimet mesatare të kampionatit kjo shifër është më shumë se trefishi. Për vendimin e klubit në faqen zyrtare kanë reaguar edhe tifozët e Kukësit, të cilët i kanë konsideruar si turp këto çmime. Madje ka nga ata që thonë se klubi qëllimisht po i mban larg skuadrës.

Ndërkohë reagimi më i ashpër ka qenë nga “Ultras Guerrils”, tifozët më të zjarrtë të Partizanit që nuk mungojnë në asnjë transfertë. Në një postim ata deklarojnë: “Pasioni i tifozërisë së Partizanit nuk ka çmim, e akoma më qesharake është të mendosh se rritja e çmimit të biletes do të pengojë dyndjen masive në këtë ndeshje. Fakti që dikush ka rritur çmimin e biletës me idenë se do pengojë tifozërinë e Partizanit, ose do të përfitojë duke pasur të sigurtë masivitetin tonë, nuk na shqetëson, irriton apo provokon, përkundrazi për ne është vleresim.”

Për ndeshjen në fjalë klubi i Partizanit ka vendosur 20 autobuza në dispozicion të tifozërisë së kuqe. Aktualisht kur duhen edhe 11 javë nga fundi i kampionatit, Partizani kryesues është 9 pikë më shumë se Kukësi ndjekës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë