Kukësi-Tirana 'nuk shkrep', mbyllet pa fitues! Zv/trajneri i Kastriotit: Jemi në formë, nuk merremi me Vllazninë

Ndeshja hapëse e Superligës këtë javë mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur pa fitues me rezultatin e bardhë 0-0. Të dy skuadrat, sidomos Tirana, duket se kanë qenë të kënaqura me pikën e fituar duke qenë se nuk u rrezikohen pozicionet. Tirana në krye, ndërsa Kukësi në vendin e tretë.

Sakaq java e 27 e kampionatit vijon të dielën me ndeshjen Teuta-Skënderbeu, ndërsa të hënën luhen dy sfida ku një prej tyre është Vllaznia-Kastrioti. Krutanët janë larguar nga zona e rrezikut dhe tani janë më të qetë.

“Unë mendoj se ekipi ynë nuk duhet të shohë as Vllaznisë, as Partizani dhe as Tiranën, por duhet të bëjë lojën e vet. Shkojmë me një moral të lartë sepse kemi mundur një nga ekipet më të forta të kampionatit, pasi deri në ndeshjen me ne Partizani kishte 8 ndeshje që nuk humbiste. Kjo tregon se ekipi jonë ka forcë,”-deklaroi Bekim Kuli, zv/trajner i Kastriotit.

Me mjaft interes pritet të hënën edhe Partizani-Laçi, që ashtu si Vllaznia-Kastriotit, luhet në orën 17:45.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë