Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje masive gurësh në aksin Kukës-Shishtavec. Gurë masivë, disa në madhësinë e një automjeti kanë rënë në një rrugë që lidh qytetin e Kukësit me Shistavecin.
Ka pasur bllokim të rrugës dhe rradhë të gjatë makinash në pritje të marrjes së masave për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës. Një mga makinat u bllokua në mes të gurëve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Vetë banorët dhe shoferët e automjetëve kanë ndihmuar për largimin e makinës nga bllokimi i dherave dhe gurëve.
Qarku i Kukësit gjatë kësaj periudhe është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar e reshje bore në orët e para të mëngjesit në Bashkinë e Tropojës. Lartësia e borës në Qafë Luzhë është 3cm, në Qafë Morinë 2 cm e në rajonin e Valbonës 10 cm.
e.gj/Shqiptarja.com
Komento