Kuksianët 'kërcënojnë' Ramën: Të nisë flaka nga Kukësi dhe ta marrë zvarrë 'serbin'

Kuksianët 'kërcënojnë' Ramën: Të nisë flaka nga Kukësi dhe ta marrë zvarrë 'serbin'

Deklarata të forta kërcënuese kanë ardhur dhe ditën e sotme nga qyteti i Kukësit, aty ku vijon protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protestuesit janë mbledhur sot para komisariatit të Kukësit, ku thonë se do të vijojnë protestat kundër kësaj takse, që sipas tyre, është e papërballueshme.

Ata kërkojnë që taksa në rrugë të jetë 100 lekë, ndërsa akuzojnë policinë se i ka terrorizuar dhe trajtuar si serbë pas protestës së djeshme, ku u dogjën sportelet e pikës kufitare të Kalimashit.

Banor 1: Policia na provokoi, pastaj ju përgjigjën protestuesit. Ne bëmë protestë paqësore.

Banor 2: Taksa është e papranueshme. Jemi qarku më i varfër. Kjo nuk është e mirë për Policinë e Shtetit të bëjë raprezalen në Kukës. Jemi një popull i shtypur, ndaj dhe nuk kemi si t’i themi qeverisë ‘boll me këto reprezale’.

Banor 3: Populli i Kukësit është më i varfëri në historinë e Shqipërisë. Nuk kam frikë as qeverinë, as Ramën. Këtu është më zi se në kohën e Enver Hoxhës, këtu të fotografojnë me të gjetur sikur ke bërë ndonjë krim makabër. Të nise flaka nga Kukësi dhe ta ngrejë zvarrë atë serb.

Banor 4: Populli i Kukësit është ai që priti në 1999 kosovarët, jemi më bujarët. Është terror, policia futet natën nëpër banesa. Ne kemi qenë emigrantë, nuk ndodhin këto në botë.


Lajmi kryesor:

Dhuna në 'Rrugën e Kombit', 23 të arrestuar, Spaho: I lironi urgjent ose situata eskalon


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja