Marioneta gjigande mbushën rrugët e qytetit Anglez të Liverpool-it si pjesë e festimeve në përkujtim të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore. Një kukull gjigande 7.5 metra në formën e një gjysheje bashkë me puppetit e një vajze të vogël dhe një qeni të quajtur Xolo ishin vënë në skenë si pjesë e performancës së kompanisë teatrore Franceze, Royal de Luxe.

Kukulla tregonte historinë sesi Lufta e Madhe ndikoi gjithë vendet, nëpërmjet një historie të trilluar ku përfshiheshin të tre personazhet. Mjaft performues krijuan versione të ndryshme shfaqjesh nëpërmjet lëvizjes së marionetës së gjyshes, herë të ulur e herë të ngritur duke i folur publikut të të rinjve ndër qindra pjesmarrës.

Rrugët ishin mbushur plot me njerëz kuriozë për të parë këtë shfaqje të veçantë. Ditë më parë kukullat ishin shtrirë sikur po flinin dhe pak para nisjes së shfaqjes së programuar ishin zgjuar për të nisur me aktivitetet e ndryshme.

Gjatë Luftës së I-rë Botërore humbën jetën më shumë se 16 milion njerëz dhe në atë periudhë u konsideruar si lufta e më e rëndë ndonjëherë, që do t’i jepte fund përgjithmonë luftimeve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)