Kjo është Alina Kovalevskaya, e cila është një imitim identik i kukullës barbi që ecën, flet dhe merr frymë. Ajo është vetëm 21 vjeç dhe jeton në Odessa, Ukrainë, nga i njëjti vend kur jeton një tjetër kukull barbi e quajtur Valeria Lukyanov, e cila ka bërë përshtypje në publik për pamjen e saj unike dhe opinionet mjaft kontroverse.
Të dyja vajzat kanë qenë dikur mike të ngushta ndërsa fama i ka ndarë duke i çuar në drejtime të ndryshme jete. Alina ka bërë më tepër përshtypje dhe ka krijuar qindra mijëra admirues online të cilët e pëlqejnë dhe komentojnë në videot që vajza hedh në youtube, ku duken hiret e një modeleje dhe bukuria e një kukulle barbi.
Ajo ka një grup admiruesish që e ndjekin ngado në daljet e saj, të cilët e bombardojnë shpeshherë me autografë , deklarata dashurie e madje dhe propozime për martesë. Por megjithatë bjondja bukuroshe, me flokë gati një metër të gjatë, që mban lente për një shikim prej barbi, nuk e ka gjetur ende “Ken-in” e saj dhe shprehet se është në kërkim të dashurisë.
Alina studion për psikologji dhe dëshiron që të martohet dhe të ketë dy fëmijë, ndoshta dhe të adaptojë një ndonjë ditë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO