KUKËS- Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.  Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.

Pas rreth tre orësh pritjeje ai është nisur me një helikopter ushtrak drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë familjarët e tij dhe dhe mjekë të spitalit të Kukësit për t'i dhënë të dëmtuarit ndihmën e parë mjekësore.

Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta. Shqiptarja.com siguroi pamjet e momentit të transportit të bariut me helikopter, por edhe brenda spitalit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
FOTO brenda spitalit, ja si duket bariu kuksian që u sulmua nga ariu (PAMJET)

Ekrem Onuzi në spitalin e Traumes nen kujdesin e mjekeve

Gjendja e bariut kuksian Ekrem Onuzi që u sulmua nga ariu gjatë kohës që po kulloste bagëtitë është e stabilizuar. Shqiptarja.com ka siguruar foton brenda spitalit të Traumës, ku 45-vjeçari është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Onuzi ka plagë të shumta në fytyrë, krahë, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit si pasojë e sulmit nga ariu.

Ora 14:27
Plagë në fytyrë, këmbë e duar nga 'lufta' me ariun/ Videoja e çobanit që u sulmua

Report Tv siguron pamjet e gjendjes së 45-vjeçarit që u sulmua nga ariu në Kukës. Ekrem Onuzi ka plagë në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit nga 'lufta' me ariun në mal. Bariu u transportua nga malet e Kukësit në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar pasi ka dëmtime të shumta në trup.

1571574500_ariu.jpg

Ora 13:48
Familjarët të irrituar me vonesën e helikopterit: Gjendja e 45-vjeçarit është e rëndë


Bariu që u sulmua nga ariu në malet e Kukësit po transportohet  me helikopter në spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa familjarët kanë qenë mjaft të irrituar me vonesën e helikopterit. Ata janë shprehur se gjendja e Ekrem Onuzit është e rëndë.

Ora 13:46
Momenti kur helikopteri merr në mal bariun e sulmuar nga ariu (Pamjet)

Shqiptarja.com sjell pamjet e momentit kur helikopteri ulet në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës për të marrë dhe transportuar bariun që u sulmua nga ariu Ekrem Onuzi. Helikopteri i ushtrisë fillimisht u ul në aeroportin e Kukësit për të marrë mjekët dhe familjarët dhe më pas u nis në Bjeshkët e Gjalicës për të marrë bariun.

Ora 13:40
Niset me helikopter drejt Tiranës çobani që u sulmua nga ariu/ VIDEO

Ekrem Onuzi,  45-vjeçari që u sulmua nga ariu mesditën e sotme është marrë me helikopter për transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se helikopteri është nisur nga Kukësi në orën 13:20 minuta. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë fillimisht familjarët e tij dhe mjekët e spitalit të Kukësit për t'i dhënë ndihmën e parë.

Ora 13:34
Arrin në Kukës helikopteri për të marrë çobanin që u sulmua nga ariu

1571571123_helikopteri.jpg
Dy orë pasi u lajmërua nga çobani që u sulmua nga ariu, helikopteri ka arritur në Kukës për ta marrë dhe transportuar drejt Tiranës 45-vjeçarin  Ekrem Onuzi. Shqiptarja.com sjell pamjet e helikopterit që fluturoi mbi qytetin e Kukësit.

Ora 13:27
VIDEO/ Ja ku u sulmua nga ariu kuksiani që po kulloste bagëtitë

Çobani që u sulmua nga ariu në fshatin Nangë ishte duke kullotur bagëtitë. Nga një vëzhgim në profilin e tij, duket se ai kalon kohën më të madhe të ditës së tij me këtë punë. Ai ka postuar disa momente teksa kullot bagëtitë, në vendin ku dyshohet se u sulmua nga ariu mesditën e sotme.

Ora 13:09
Policia: Bariu ishte duke kullotur bagëtitë kur u sulmua nga ariu, nisëm helikopterin

1571569920_ekremonuzi1.jpg
Policia ka dhënë informacionin e parë për ngjarjen në Kukës ku u sulmua një bari nga një ari. "Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, Ekrem Onuzi rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në  këmbë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor' thotë policia.

Ora 13:06
Kryebashkiaku i Kukësit për Report Tv: Një helikopter ushtarak është nisur drejt Nangës, personi i dëmtuar çoban

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka deklaruar në një lidhje për telefonike për Report Tv se një helikopter ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur drejt Kukësit dhe për pak minuta pritet të mbërrijë në vendngjarje.

"Është dëmtuar rëndë nga një arushë. Është një çoban. Për punë minutash pritet të ulet në Aeroportin e Kukësit dhe do të shoqërohet nga banorët e zonës drejt vendit ku është bllokuar personi. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë e gjysmë më parë. Janë marrë të gjitha masat për ta sjellë të dëmtuarin drejt Tiranës. Ai ka marrë dëmtime të shumta dhe nuk lëviz dot. Është banor i zonës me mbiemër Onuzi. Gjalicia ka shumë kafshë të egra. Nuk është i vetëm. Ka dhe banorë të tjerë atje. Kanë shkuar edhe të tjerët për ta ndihmuar. Kemi bërë të mundur nisjen e helikopterit ushtarak", u shpreh Gjici.

Ora 13:05
FOTOT/ Ja kush është bariu që u sulmua nga ariu në Kukës

Shqiptarja.com sjell fotot e bariu që u sulmua nga ariu në Kukës. Ekrem Onuzi u sulmua nga ariu teksa ishte duke kullotur bagëtitë.

Ora 13:00
Kuksiani për Report TV: Ja si arusha sulmoi bariun në mal, kemi 4 orë që njoftuam shtetin

Një banor i fshatit Nangë në Kukës në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se personi që është sulmuar nga ariu është Ekrem Onuzi, i cili është bari. Ai tha se kanë kërkuar ndihmë, por prej katër orësh nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga strukturat e shtetit.

"Situata është katastrofë. Kemi katër orë  që kemi lajmëruar. Personi ka tetë orë që është sulmuar, por kemi 4 orë që kemi lajmëruar shtetin, por nuk është bërë asnjë gjë.

Ekrem Onuzi është personi që është sulmuar. Është banor i fshatit Nangë. Ka qenë me dhen në fshat, ka lëshuar qentë, i ka sulmuar arusha. Gjendja e tij është katastrofë. Ka persona të fshatit që kanë shkuar tani. Atje ka hapësirë për t'u ulur helikopteri, ndërsa në rrugë tokësore nuk mund të transportohet" tha ai.

Ora 12:48
U sulmua nga ariu, kuksiani i bllokuar mes maleve ndez zjarr për t'u lokalizuar nga helikopteri

1571568576_ariu.jpg

Personi i cili është sulmuar nga ariu në Kukës ka arritur të njoftojë policinë dhe sallën e emergjencave. Ai ka mbetur i bllokuar prej dy orësh në zonën ku është sulmuar nga ariu së bashku me bashkëshorten dhe ka ndezur një zjarr që helikopteri të bëjë të mundur lokalizimin e tij.