Kulaç me kos

Përbërësit:

  • 500 g miell
  • 200 ml kos
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kafe me sodë buke

Përgatitja:

Përziejmë kosin, kripën, vajin me vezën duke i rrahur sa të bëhet një masë, shtojmë sodën e bukës edhe me pas miellin. Formojmë brumin e kulaçit edhe e vendosim në tavë me letër pjekje. E shtypim me duar dhe i bëjmë disa forma me pirun. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta sa të marri ngjyrë të artë.