Supë me presh dhe patate

Përbërësit:

  • 1 presh
  • 2 patate
  • 1 karrotë
  • 1 filxhan kafe oriz Teuta carnaroli
  • 1 litër lëng perimesh
  • Kripë, piper
  • Djath kaçkavall ose parmigiano
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Grijmë imët karrotat dhe preshin, i kaurdisim me pak vaj ulliri, grijmë imët pataten sa më hollë dhe e shtojmë në tenxhere. I kaurdisim së bashku për 2-3 minuta. Shtojmë lëng perimesh dhe orizin, e lemë supën të ziejë rreth 20 minuta  dhe e shërbejmë të ngrohtë me piper te zi dhe djathë kaçkavall të grirë.