Kuleba: Hajdutët rusë po vjedhin drithë dhe po e shesin jashtë vendit

Kuleba: Hajdutët rusë po vjedhin drithë dhe po e shesin jashtë vendit

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka pretenduar se hajdutët rusë po vjedhin grurin ukrainas dhe po përpiqen ta shesin atë jashtë vendit.

Në një mesazh në Twitter, Kuleba tha se hajdutët po ngarkonin furnizimet në anije dhe më pas po kalonin nëpër ngushticën e Bosforit, që ndodhet në Turqinë veriperëndimore.

Ai u bëri thirrje vendeve që të qëndrojnë "vigjilentë" dhe të refuzojnë blerjen e grurit të vjedhur.

Me portet e Ukrainës të bllokuara nga pushtimi i Rusisë, kultivuesi kryesor i drithit nuk ka qenë në gjendje të eksportojë gati 25 milionë tonë drithëra, duke bërë që çmimet globale të ushqimeve të rriten. 

Vendi është detyruar të dërgojë dërgesa përtej kufirit të tij perëndimor, duke u mbështetur në kapacitetin e kufizuar hekurudhor dhe portet e vogla të lumit Danub.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë