Kuleba: Kam dashur tre herë që ta godisja me grusht Lavrovin në Antalia

Kuleba: Kam dashur tre herë që ta godisja me grusht Lavrovin në Antalia

Dmytro Kuleba dhe Sergei Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka rrëfyer se ka pasur të paktën dy raste kur ai do të donte të godiste me grusht Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. Kuleba e bëri rrëfimin në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, duke nisur nga gatimi e deri tek futbolli ukrainas.

“Bisedimet më të vështira janë ato kur ndjen se ajo që dëshiron është të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë, por ju nuk mund ta bëni atë. Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022", tha Kuleba kur u pyet se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë ndonjëherë.

Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si të vështira, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare, raporton Protothema.gr.

Rrëfimi i Kulebas u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke thënë se ato tregojnë se lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol. 

"Ky është problemi, njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane", tha Zakharova.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë