TIRANE- Elvis Cefa, nënkryetari i KLD është kallëzuar në vitin 2011 në njësinë hetimore Task-Forcë për abuzimet me pronat në zonën e Gosës dhe Spillesë në Kavajë. Shkresa e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mban numrin 2523 prot, edhe është e datës 9 shtator 2011 dhe se mban të sigluar numrin e protokollit 2593.
Në fund kjo shkresë është firmosur nga ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliqi, i cili informonte prokurorinë të niste menjëherë hetimet për ish-kreun e AKKP Elvis Cefa dhe personave të tjerë për një skandal të madh që po ndodhte me trojet në zonën e Spillesë në Kavajë.