Kulla: Doshi s'thotë kot 'krijoj parti'
Myftaraj:Vrasja, jo aq lehtë sa thuhet

Kulla: Doshi s'thotë kot 'krijoj parti'<br />Myftaraj:Vrasja, jo aq lehtë sa thuhet
Prishja e miqësisë mes kryeministrit Edi Rama e deputetit Tom Doshi dhe deklaratat e këtij të fundit janë trajtuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.Të ftuar në panel kanë qenë analistët Ilir Kulla dhe Kastriot Myftaraj.

Ilr Kulla u shpreh se Doshi nuk është njeri që thotë se do të krijojë një parti politike në nerva e sipër. “Çështja është nëse ka si qëllim që të ketë një parti vetëm për zonën e veriut apo edhe më gjerë. Atë se çfarë ka bërë Tom Doshi në 2 ditë, nuk ka bërë PD në 1 vit.  Deklaratat e fundit të Doshit kanë pasur një ndjekje shumë më të madhe se sa problematikat e ngritura nga PD.”- u shpreh Ilir Kulla.

Ndërkohë që Ilir Kulla ka deklaruar se Tom Doshi e priste përjashtimin dhe se gjatë një takimi që ka pasur me të ka kuptuar se ai e kishte ndarë mendjen që të kishte një sjellje politike në mbledhjen e grupit.
 
“Miqësia mes tyre lind në politike, në momentin që Rama kandidoi për kryetar i PS, Nuk besoj se janë prishur për çështje personale, por për çështje politike. Origjinën e dinë ata të dy.”- tha Kulla.
 
Për teoritë konspirative të vrasjeve, Kastriot Myftaraj shprehet se nuk është e lehtë që të organizohet një vrasje politike, duke përcaktuar se e vetmja qe ka ndodhur është ajo e Azem Hajdarit. Ai hedh poshtë pretendimin se Meta të ketë organizuar vrasjen të Tom Doshit dhe Mhill Fufit
 
“Ne këtë rast nuk më duket se një poltikan , i rangut të larte të marrë rriskun për një vrasje. Nuk është kaq e lehtë sa e thote Toma. Duhet te themi se vete ky Tom., nuk i ka dale zëri per vrasje, e kanë përfolur për shumë gjëra, por jo për vrasje. Nuk është kaq e lehtë të bësh një vrasje politike sa te thuash: Që u zgjua në mëngjes një lider qe mban atë balancën e politikes në Shqipëri prej 15 vitesh dhe vendos nga do kaloje pushteti dhe thotë do vras Tom Doshin dhe Mhill Fufin.”- tha Myftaraj.
 
myftaraj

Për Myftarjan pasuria e Tom Doshit është thelluar kur ka qenë Ilir Meta Kryeministër, duke shtuar se mes atyre të dyve nuk ka pasur një konflikt te hapur publik.

“Nëse del dhe thotë Fufi këtë gjë, publiku do e shikoje me një lloj disponimi për shkak të konfliktit për zgjedhjet. Ne rastin e Tom Doshit, nuk ka pasur një konflikt publik mes tij dhe Metës. Ne origjine te pasurimit te Doshit nga shteti shqiptar si te thuash qëndron marrëdhënia fillestare me Ilir Meten kur ka qenë Kryeministër dhe pastaj vazhdon me tutje. Toma ia ka dhënë besën Ilir Metës ne fillim, pastaj dha edhe ca besa te tjera, nder te tjera edhe Rames. Po të shikojmë organizmin e vrasjeve politike ne Shqipëri, pavarësisht se çfarë është thënë shumë. Të shumta kane qenë fjalët, por ka vetëm një vrasje te mirëfillte kolitke, e Azem Hajdarit dhe kjo ka qene për rrethana te caktuara politike që ato deklarata qe e ka organizuar ai apo ky politikan, koha nuk i mbështet.”
 
Më tej Myftaraj shton se Toma kërkon t’i jape nje rendësi vetes që nuk e ka dhe shton me shaka se sipas teorisë së Tom Doshit i bie që të thuash se shteti hebraik kërkon ta vrasë.
”Toma kërkon t’i japë një rëndësi vetes që nuk e ka. Si potikan ai ka një lloj lidhje. Seç ka gjetur një çifut nga Çikago dhe del në kongresin ndërkombëtar, ku merr ftesë duke paguar. Toma kontributor i pervitshme atje. Siç thotë ai duke qenë se shkon çdo vit ne kongresin hebraik, i bie që kërkon edhe Shtetit Islamik qe ta vrasi. Është si të thuash ambasadori politik i hebraizmit në Shqipëri.”- tha Doshi.
 
Për Kastriot Myftaraj përjashtimi i Doshit mund të evitohej. Për të ridalja në skenë pak ditë më parë të librit “Kurbani” në Rumani është një sinjal i fortë që rikujton konfliktim me Metën.
 
ilir kulla

Deklaratën e ambasadës së SHBA, Ilir Kulla e shikon si një qëndrim të vështirë duke marrë edhe rolin e mbrojtjes të dy drejtueve kryesorë të institucioneve në Shqipëri. Ai shton se Doshi ka qenë i ftuar disa herë në aktivitete të Shtëpisë së Bardhë dhe se jo çdo kush që mund të paguaj mund të pritet në Shtëpinë e Bardhë
 
Ndërkohë që Myftaraj shprehet se SHBA është e ndjeshme nga gjuha tip Al Kapone dhe se duan që të zbresë retorika politike në këto nivele.
 
Lidhur me deklaratat Basha, analisti Ilir Kulla e shikon si një pamje Shabllon dhe për të duhet një tjetër reagimi
 
“Shohim një pamje shabllon, duhet tjetër lloj reagimi. Duhej ndërtuar ndryshe, ajo çfarë kërkohet është përgjegjshmëria për transparencë institucionale nga institucionet përkatëse. Ajo çka pres është përgjigjja zyrtare e institucioneve. Duhet të ketë pasur një hetim për pretendimin e Doshit. Nëse nuk ka transparencë do vijojnë akuzat e ndërsjella. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron