Kulla e Perjakut është një objekt unik për arkitekturën dhe historinë e vendit. Ajo i ka rezistuar kohërave dhe regjimit komunist dhe vlerat e saj ruhen nga pinjollët e familjes.
Kulla e Perjakut është kulla më e madhe në të gjithë Shqipërinë dhe ndodhet mbi një kreshtë malore në fshatin piktoresk të Prullit në Lezhë. Historia qindravjeçare që ajo mbart fillon që prej vitit 1910 kur u ndërtua nga njëri prej pinjollëve të Mirditës Ndue Përjaku, ndërsa kjo fortifikatë e veçantë ruhet me mjaft fanatizëm nga pasardhësit e tij edhe në ditët e sotme.

Pasardhësi i pinjollit Viktor Jaku tregon se si kjo banesë i ka rezistuar regjimit komunist, ndërsa është restauruar gjatë viteve të fundit nga vetë familja Përjaku.
Sipas historianit Paulin Zefi vlera historike dhe arkitektonike e kësaj kulle është shumë e vyer për vendin dhe lind nevoja e promovimi të saj, por kjo lë shumë për të dëshiruar nga institucionet përgjegjëse. Kjo kullë unike sipas historianit këkon një vëmendje më të madhe.

Në fshatin e vjeter të Prullit në Lezhë janë 14 kulla të vjetra, por udhëtimi drejt kësaj zone është mjaft i vështirë përshkak të rrugës tejet të amortizuar dhe kjo ka bërë që të mungojnë vizitorët.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO