Djali i vajzës së Prek Calit, Ndue Dreshaj, 83-vjeç konfirmon qëndrimin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, se ky institucion nuk ka lidhje me shembjen e kullës shekullore të dajës së tij, Prek Cali.

Përmes një deklarate për mediat, nipi i Prek Calit thotë se në fillim të muajit gusht është sinjalizuar nga banorë të Vermoshit se disa persona kishin prishur kullën.

Fakt të cilin Dreshaj e ka konstatuar dhe vetë duke shkuar në Vermosh dhe parë nga afër situatën.

Disa persona kanë prishur kullën e dajës tim Prek Cali me fadromë private dhe kishin filluar ndërtimin e një objekti të ri”.

Ai thotë se me 16 gusht të këtij viti i kishte kërkuar kreut të Bashkisë së Malësisë së Madhe të marrë masa.

Nipi i Prek Calit bën thirrje që ngjarja të mos përdoret politikisht ndërsa u kërkon organeve kompetente të vendosin para përgjegjësisë personat që kanë prishur kullën ekzistuese të Prek Calit.

Nga ana e kryebashkiakut Tonin Marinaj ka deklaruar për Report Tv se ndërtesa është rrënuar nga disa persona nga Shkodra me qëllimin kthimin e saj në biznes.

Ai sqaroi se pranë bashkisë nuk ka kërkuar askush leje as për prishjen dhe as për rndërtimin e kullës. 

deklerata te afermit prenk cali
prek cali
(Prek Cali)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com