Kulla e Prek Calit, Tom Doshi: 
Do ndërtohet 3-katëshe në 2018

Kulla e Prek Calit, Tom Doshi: <br />Do ndërtohet 3-katëshe në 2018
Deputeti i Partisë Social Demokrate në Shkodër, Tom Doshi, ka reaguar për prishjen e shtëpisë së Prek Calit në Vermosh.

Në një prononcim për mediat Ton Doshi shprehet se do të kontribuoj që brenda vitit të rindërtohet shtëpia dhe tashmë sipas tij do të jetë 3-katëshe.

“Unë kam ardhur në Vermosh për dy arsye e para sepse është mburrur e gjithë Malasia me emrin e Prek Calit jemi mburrë edhe ne si fis  edhe unë si kushëri i tij .Ata që mendojnë se Prek Cali s'ka lënë njeri mbrapa   e kanë gabim, njëri nga ata jam unë,Unë do ta mbroj. Më vjen keq për këta burrra që i pashë me lot në sy, kjo ishte nja pabesi e dy personave që i keni votuar si deputeti edhe kryetari  i bashkisë, Turp por kjo na bashkon të gjithë ata që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë në diaspor. Ju kërkoj fale atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie, por i garantoj se kjo shtëpi do të rindërtohet, unë do të kontribuoj për projektin shtëpia do të bëhet me tre kate,jo me dy sic ishte planifikuar do të bëhet edhe busti i Prek Cali, me shpresë do të gjejmë edhe eshtrat  do të bëjmë  varrin e Prek Calit. Këtë vit do të rindërtohet shtëpia e Prek Calit është krenaria e  Malësisë së Madhe,e  Shqipërisë, është hero kombëtar e kanë njohur 7 shtete nuk mund tia heqin emrin një polic dhe një kamerier që keni zgjedhur”shprehet Tom Doshi.

Në faqen e tij në “Facebook”, Doshi po ashtu ka shprehur keqardhje për ngjarjen, si dhe për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës, që kontribuoi financiarisht për punimet e bëra, duke i kërkuar falje në emër të të gjithë shqiptarëve.

Postimi i Doshit:
Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh...Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve.

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. 

Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e 
Skënderbeut.

Me respekt,
Tom Doshi

doshi fb


Paloka sulmon Tom Doshin
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është bërë e debatit për prishjen e shtëpisë së Prek Calit në Vermosh.

Në reagimin e tij në faqen zyrtare në “Facebook”, Paloka sulmon deputetin e PSD, Tom Doshi, teksa shkruan se pasi votoi për kryeministrin, Ruçin dhe Xhafajn, pinjollët e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftin, “zbuloi” papritur se këta i urrejnë antikomunistët, kur prishën kullën e Prek Cailit.

“Toma ,pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit...papritur "zbuloi" se keta i urrekan antikomunistet ,kur prishen kullen e Prek Calit...”, shkruan Paloka. 

paloka fb

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid