Kulla e Prek Calit, Tonin Marinaj:
Do kthehej në biznes, të jetë muze

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka sqaruar ekskluzivisht për Report Tv të vërtetën e shembjes së kullës së heroit anti-komunist, Prek Cali në Vermosh. 

Ai theksoi se ndërtesa është shembur nga disa persona nga Shkodra të cilët kanë pasur qëllime biznesi mbi rrënojat e kullës historike. 

Marinaj tha se askush nuk kërkoi leje ndërtimi në atë zonë, ndërsa i bëri thirrje Ministrisë së Kulturës të shpallë muze kullën historike. 

Z.Marinaj si qëndron e vërteta e shembjes së kullës së Prek Calit?
Pranë Bashkisë është ankuar një prej familjarëve të Prek Calit se ishte prishur kulla në Vermosh. Kemi verifikuar dhe rezultoi që po bëhej një ndërtim i ri. Ndërtimi ishte pa leje dhe nuk dinim destinacionin, pra çfarë do bëhej. Askush nuk ishte paraqitur për leje në bashki.
 
Nuk është çështje as politike, as komuniste dhe as antikomuniste. Nuk ishte bërë asnjë aplikim për leje ndërtimi dhe në bazë të rregullave të shtetit dhe të bashkisë janë të varura këto veprime të njëpasnjëshme, duke respektuar çdo  lloj procedura

Kanë qenë banorë të fshatit ata që e kanë prishur?
Jo banorë të fshatit, por një grup njerëzish nga Shkodra. Njëri është identifikuar.  Ata kanë marrë përsipër ta ndërtojnë por pa destinacion të saktë. Djali i vajzës së Prek Calit, si njeriu më i afërt i tij, ka bërë ankesë në bashki dhe ne e kemi marrë të mirëqenë. Pavarësisht se në Malësinë e Madhe një pjesë e madhe e tokave janë pa pronësi, doli që ajo pronë ishte për qëllime përfituese. Bashkia është e gatshme të mbështesë çdo projekt. Nëse Ministria e Kulturës do ta fusë objektin në muze, ne jemi të gatshëm ta mbështesim. 

Si i komentoni deklaratat e deputetit Tom Doshi?
Mund të ngrihet një grup qoftë nga media ose strukturat e tjera shtetërore. Janë lojëra politike ose për qëllime të caktuara, përfituese të njërës palë ose palës tjetër. 

VIDEO/Flet për Report TV kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi