Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga procesi i rikualifikimit të Kullës Hupi në fshatin Lepurakë, Bulqizë.
Përmes një postimi kreu i qeverisë shprehet se tani kjo kulllë është kthyer në një destinacion turistik.
“Mirëmëngjes dhe me këto copëza nga procesi i rikualifikimit të Kullës Hupi, e cila tanimë po ngrihet në një nivel të ri me standarde të larta, pasi u ringrit nga gërmadhat falë kurajos e pasionit të Lul Hupit e të nuses së tij, që nuk ikën nga toka e të parëve, por një trashëgimi të vdekur e kthyen në një destinacion turistik, duke vendosur në hartë fshatin e tyre në Bashkinë Bulqizë e duke frymëzuar edhe të tjerë që t’i besojnë agroturizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një modeli i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.
Komente









