TIRANË- Një grup qytetarësh protestoi këtë të martë për ndërtimin e kullës me 65 kate ‘Mali i Tiranës’ prapa Teatrit të Operës dhe Barletit. Protesta nisi rreth orës 18:30 me qëllim për të kundërshtuar ndërtimin e kësaj kulle.

Kjo është dita e dytë e protestës së qytetarëve.

“Larg duart nga parku.”- thanë njëzëri protestuesit.

Ata u zotuan se do ta vijojnë protestën.

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

Vetë Berisha dje bëri një deklaratë të ngjashme me atë të Shkëlqim Berishës dhe deklaroi se PD-së nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.

“Mali i Tiranës ka ndarë në tre qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që është përfshirë në debat e thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të foltores që sipas tyre janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin. Ndërsa në grupimin e tretë janë ata që supozohet se janë blerë e deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz distancimin e tyre dhe miratojnë në heshtje kullën.