Një operacion antidrogë në Kukës ka çuar në arrestimin e personave të të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 459 gr kokainë.

Hetimet për realizimin e këtij operacioni zgjatën 3 muaj. Gjatë këtij harku kohor policia bëri blerje të stimuluar të kokainës -ku sekuestruan 12.5 gramë kokainë

Njoftimi i plotë

Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë

Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.

Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.

Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë.